Rajoni

Koronavirusi/ Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Ja dy medikamentet që po japin efekt te pacientët e infektuar

10:17 - 25.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi i cili ka mbërritur edhe në Maqedoinë e Veriut deri pasditen e së martës numri i personave të prekur ka arritur në 148.




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce gjatë konferencës për shtyp tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët e sëmurë me koronavirus të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.

Qeveria gjithashtu ka njoftuar heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për qëllime mjekësore.

“Nga detyrimet doganore do të përjashtohen dezinfektuesit, maskat ​​mbrojtëse dhe doreza, syzet dhe pajisjet e tjera mbrojtëse”, tha drejtori i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.