BOTA

Rritet edhe numri i personelit mjekësor të vdekur në Itali/ 33 mjek kanë humbur jetën

19:30 - 25.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe 4 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e bluzave të bardha që kanë vdekur nga epidemia në 33 gjithsej.




Janë dy dentistë nga Brescia si dhe një mjek i përgjithshëm në Napoli dhe një doktoreshë në Bergamo në Departamentin Shëndetësor i Parandalimit.

Nga 33 mjekët që humbën jetën, 17 ishin mjekë të familjes. Roberto Stella, president i shoqatës mjekësore Varese, humbi jetën më 11 mars, me Calogero Giabbarrasi, mjek i përgjithshëm i Caltanissetta, Renzo Granata, mjek i përgjithshëm i Alessandria, Ivano, ndërsa në orët e fundit Garzena, dentist nga Torino dhe Ivan Mauri, mjek i përgjithshëm nga Leço.

Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë të parët të rrezikuar nga koronavirusi. Ndërkohë që në Itali, sot numri i viktimave ka shkuar në 7.503, në 24 orët e fundit është rritur me 683. Ndërsa personat e shëruar janë 9.362, në 24 orët e fundit 1.036.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.