Aktualitet

“Fondet e tërmetit nuk do të preken”, ambasadori i BE: 50 milionë eurot për koronavirusin nuk janë kredi por grante

16:56 - 26.03.20 gsh

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka siguruar se fondet e premtuara nga Konferenca e Donatorëve nuk do të preken për shkak të situatës me koronavirusi.



Po ashtu Soreca konfirmoi se as 50 milionë eurot për koronavirusin në Shqipëri nuk janë kredi por grante si dhe prej tyre 35 milionë euro janë për ekonominë dhe biznesin e vogël.

‘4 milionë euro janë për blerjen e ventilatorëve apo për mjetet personale

11 milionë euro për mbrojtjen sociale. Ndihmojmë me programin e qeverisë për asistencën

Pjesa më e madhe për ekonominë dhe biznesin

35 milionë euro për këtë fushë

Nuk janë kredi janë grante. BE po solidarizohet me Shqipërinë dhe po merr masa paralele me shtetet anëtare.

Fondet e tërmetit nuk do të preken .Të gjitha milionat e eurove grante nuk do të preken dhe do të jepen të tilla. 50 milionë eurot janë tjetër dhe grantet për rindërtimin janë tjetër.”- tha Soreca.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.