BOTA

Përhapja e koronavirusit/ Rusia mbyll kufijtë, izolohen 12 milionë banorë në Moskë

10:04 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Rusia, nga sot ka mbyllur kufijtë, ndërsa kryeqyteti Moska i ka urdhëruar 12 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi. Ata do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqime ose barna në dyqanet më të afërta, për punë, për trajtim mjekësor ose nevoja të tjera urgjente.




“Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin, ashtu siç është e nevojshme në këtë situatë”, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin. Sipas autoriteteve ruse, mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë apo drejtuesit e kamionëve të mallrave, raporton Rel.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 1,500, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën.

Qyteti më i prekur është Moska, me mbi 1 000 të infektuar. Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se një rritje e mprehtë e numrit të rasteve në këtë vend pritet në ditët në vijim, për shkak të testimeve të zgjeruara në Moskë. Po ashtu si shtet e tjera, edhe në Moskë autoritetet kanë mbyllur qendrat tregtare, restorantet dhe parqet e mëdha nga 28 marsi, për së paku një javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.