AKTUALITET

“S’besoj të jesh Edi Rama”/ Kryeministri i përgjigjet qytetarit skeptik: Hap TV, të ruajt Zoti gruan, se e di si je ti pa atë…

20:00 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si çdo mbrëmje kryeministri Rama ka nisur me telefonat që i bënë personave, të cilët kanë shkruar tek platforma “Shqipëria që duam”.  “Kemi komunikuar me mbi 16172 persona. Nëse kemi çuar sinjalin dhe nuk jeni telefonuar pak durim. Çdo shqetësim i juaji do të zgjidhet. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Ka pasur një problem me e-albania, ka pasur një problem kordinimi me kompanitë celulare. Policia e Shtetit është e vetëdijëshme se duhet të jetë sa më sensibilizuese duke mos qënë ndëshkuese. Nuk e hedhim dot poshtë që ka pasur shumë pak problem dhe shkelje”, u shpreh kryeministri.




Më tej Rama ka vijuar me telefonatat e njerëzve, të cilët kryesisht kanë kërkuar ilaçe. Një grua nga Kruja i ka thënë kryeministrit se edhe tre ditë ilaçe ka. Menjëherë kreu i qeverisë i ka thënë se nesër do ti vinin ilaçet e tjera. Por ka patur edhe nga ata skeptik që nuk e kanë besuar se po flisnin me kryeministrit. I tillë ishte rasti i një zotërie nga Fier, i cili e ka pyetur disa herë se nga po merrte.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Ore nga po më merrni se nuk besoj se je Edi Rama

Edi Rama: Unë jam Edi Rama, po ju marr nga telefoni. Tani ti do të dish edhe ku jam. Jam në zyrë.

Qytetari: Kam gruan shumë sëmurë…

Edi Rama: Nesër në mëngjes do t’ju kontaktojnë. Rrini në shtëpi nesër.

Qytetari: Ju falënderoj! Ju puth dhe ju rujt Zoti!

Edi Rama: Ju rujt Zoti ju dhe gruan, se e di si je ti pa gruan…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.