BOTA

E rëndë në Itali/ Infermieri vret të fejuarën e tij: Më ngjiti koronavirusin

09:13 - 02.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, pasi  infermieri Antonio De Pace, është arrestuar pasi ka vrarë të fejuarën e tij, e cila ishte studente e mjekësisë.




“Më ka ngjitur koronavirusin”-është shprehur ai në polici, duke treguar kështu arsyen që e shtyu të kryente vrasjen.

Infermieri 28-vjeçar dhe studentja ishin njohur në Poliklinikun e Messinës, ku 26-vjecarja Lorena Quaranta po kryente praktikën. Mbeten mister shkaqet e vërteta të vrasjes, nga momenti se dy tamponët mbi infermierin kanë rezultuar negativë dhe se çifti në rrjetet sociale dukej i lumtur.

Vrasja tronditi qytezën e Furcit, aq shumë saqë kryebashkiaku ka kërkuar që të zhvillohen funeralet të paktën në mënyrë private, edhe pse kjo gjë nuk lejohet më nga masat italiane kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.