Kosova

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, arrin në 132 numri i të infektuarve

20:43 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë raste të reja me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, duke ccuar kështu në 132 numri e të infektuarve në total deri më tani.




Lajm ky i bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16. Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.