Show-Bizz

Këngëtarja e njohur dhe djali i saj 3-vjeçar infektohen me COVID-19: Virusi prek të rinjtë dhe të moshuarit

12:02 - 04.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Pink dhe djali i saj 3-vjeçar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por tashmë janë shëruar.




Pink that ë premten në media sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra në izolim. Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës.

Ajo e ka cilësuar sëmundjen si shumë serioze dhe të vëretetë. “Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur këngëtarja.

Pink shkruan në rrjetin social ‘Twitter’ se do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.