BOTA

“U kujdesa shumë, e përqafova unë në vendin tënd”/ Mjeku mesazh vajzës që humbi babain nga Koronavirusi

20:01 - 07.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku italian ka bërë publike mesazhin që i ka çuar vajzës së një pacienti që ndërroi jetën nga Koronavirusi. Duke i thënë se ishte kujdesur deri në fund për të, doktori i shkruan se e kishte përqafuar ai në vënd të së bijës.




“Babin e përqafova unë në vendin tënd, para se ta çonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë që do shërohej dhe po e mbanim me oksigjen. I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur. U munduam shumë që babai yt të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë. Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur. Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua t’ju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të” thuhej në mesazhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.