AKTUALITET

Rezultuan pozitiv me COVID-19/ Detaje nga gjendja e mjekut Xhaxho dhe deputetit Alimadhi

16:41 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje mësohen mbi gjendjen shëndetësore të 5 pacientëve me COVID-19 që aktualisht ndodhen në terapi intensive në spitalin e Infektivit.




Aktualisht nga pacientët e prekur me këtë virus, vetëm 4 persona janë të intubuar, të cilët ndodhen në spitalin COVID 2, (Shefqet Ndroqi).

Mësohet se i shtruar tek Infektivit ndodhet mjeku reanimator, Roland Xhaxho, i cili ka probleme me frymëmarrjen, por fatmirësisht sipas bluzave të bardha ai nuk ka komplikacione të rënda. Po ashtu, një tjetër mjek i shtruar në COVID 1 është dhe Andi Koraqi, i cili nuk ka vështirësi në frymëmarrje.

Mes të tjerash, burimet bëjnë me dije se në këtë spital ndodhet dhe deputeti Ardiatik Alimadhi, i cili trajtohet me oksigjen me maskë. Ditën e sotme, vetëm një urgjencë mjekësore ka mbërritur në spital, ndërkohë që numri në total i të prekurve nga COVID ka shkuar në 400.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.