BOTA

SHBA teston tek qytetarët vaksinën kundër koronavirusit, financuar nga Bill Gates

16:11 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vaksina kundër Covid-19 e aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA)  ka hyrë në fazën e saj të testimit tek qytetarët.




Vaksina e cila është financuar nga Bill dhe Melinda Gates ka arritur rezultate premtuese pasi ka pasur efekte pozitive tek kafshët që është testuar. Vaksina e quajtur ‘Ino-4800’, është përdorur nga 40 vullnetarë të cilët morën dozën e pare.

“Ky është një hap domethënës përpara në luftën globale kundër Covid-19. Pa një vaksinë të sigurt dhe efektive, kjo pandemi mund të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve. Ekipi ynë i studiuesve, partnerëve dhe financuesve është mobilizuar që në fillim të janarit dhe vazhdon të punojë 24/7 për të siguruar përparimin e shpejtë të Ino-4800”, tha Joseph Kim, president dhe CEO i ‘Inovio’.

Përgjigjet për të dyzet vullnetarët  priten të dalin në fund të verës.

Ndërkohë, kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e ‘Ino-4800’ dhe planifikon të përgatisë një milion doza deri në fund të vitit për studime të mëtejshme, në pritje të udhëzimeve adekuate dhe financimit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.