Kryesore

Shqipëria ka vetëm 2 mijë teste për koronavirusin. Si e nxorri bllof Ogerta gënjeshtrën e Edi Ramës

15:31 - 08.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aq të pakoordinuar janë “gjeneralët” tanë në luftën kundër Covid -19, sa mjafton një intervistë për të nxjerrë bllof njëri tjetrin. Kjo ka ndodhur dje në një intervistë të ministres Ogerta Manastirliu, e cila pasi u presionua nga gazetari Blendi Fevziu, u detyrua të nxjerrë atë që deri më tani ruhej me vlerën e një sekreti shtetëror: numrin e testeve që ka gjendje vendi. Pasi përmendi një numër të konsiderueshëm të atyre që pritet të importohen, ministrja tha se gjendja aktuale është 2 mijë teste.




Pavarësisht se kjo është një shifër e ekzagjeruar dhe se vetë specialistët kanë thënë se maksimumi mund të arrijë deri në 500 (shiko videon poshtë), ajo ku kryeministri del bllof është diçka tjetër: Sipas Ramës, vetëm në një ditë mund të shpenzohet i gjithë stoku që ka gjendje vendi. Po të nesërmen? Po të pasnesërmen?

Fakti se Shqipëria ka numrin më të vogël të testimeve në rajon, duke mos qenë në gjendje të plotësojë direktivën e OKB-së, është bërë pjesë e debatit publik. Por qeveria e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se strategjinë e testimit e vendosin mjekët dhe se është zgjedhje e tyre që të bëjnë një numër kaq të vogël testesh. Madje kryeministri përdori edhe komitetin teknik për ta përforcuar këtë shfajësim të tij politik.

Por, deklarata në Opinion e ministres Manastirliu, që pranoi se gjithsej kemi 2 mijë teste, pra aq sa Rama thoshte se ishim në gjendje të bënim brenda ditës, e nxorri bllof këtë mashtrim. Kjo shpjegon edhe se përse qeveria dhe zyrtarët burokratë të mjeksisë bënin lojra fjalësh dhe refuzonin të flisnin për numra. Një herë që e bënë, u ngatërruan me këmbët e tyre./lapsi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.