BOTA

Studimi/ Ekspertët gjermanë: Europa mund të jetë pranë “imunitetit të tufës”

19:24 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europa mund të jetë pranë ‘imunitetit të tufës’. Kjo për shkak se shumë më tepër njerëz janë infektuar nga koronavirusi nga sa mendohet. Kështu thuhet në një studim të bërë në Gjermani.




Shkencëtarët gjermanë u bazuan në qytetin Gangelt, që u bë vatra më e madhe e virusit në Gjermani, shkruan Express

Studimi, duke përfshirë shkencëtarë nga Universiteti i Bonit, testoi 1.000 njerëz nga 400 familje  për antitrupa.

Pas rreth gjysmës së testeve, rezultatet fillestare treguan se dy përqind e banorëve ishin aktualisht të infektuar, ndërsa 14 përqind kishin antitrupa ndaj virusit.

Kjo do të thotë që deri në 15 përqind të banorëve të qytetit mund të kishin imunitet.

Ata thanë se kanë gjetur antitrupa te disa njerëz që nuk kishin shfaqur simptoma të sëmundjes dhe nuk e dinin se e kishin fare. Nëse 15 përqind e tyre kanë antitrupa, atëherë vdekshmëria në Gjermani është më e ulët se 0.37 përqind.

Virologu Hendrik Streeck që udhëhoqi studimin, tha se kjo do të thotë se duhet të nisë një lehtësim gradual i kufizimit. Ai tha se shifra prej 15 përqind është e mjaftueshme për të nisur që të flitet për imunitet të tufës.

 

Kur arrihet shifra prej 60 përqind e sipër, atëherë virusi zhduket plotësisht dhe të moshuarit nuk janë në rrezik. Shkencëtarët janë të sigurt se gjetjet e tyre mund të jenë afër shifrave reale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.