Kosova

Keqpërdorën kartat bankare të qytetarëve për blerje online, arrestohen dy persona

21:43 - 07.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi kanë keqpërdorur kartat bankare të disa qytetarëve.




Sipas një njoftimi nga PK-ja, të dyshuarit kishin arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa e fjalëkalime dhe përmes këtyre të dhënave kanë bërë blerje online.

“Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme. Dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar”, thuhet në njoftim të Policisë.

Po ashtu është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:

Tre kompjuterë laptopë;

Një shtëpizë kompjuteri;

Një hard-disk;

Tre USB memorje;

Dy telefona mobil;

Kartela të ndryshme krediti;

Mallrat e blera;

Dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave.

Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.