Rajoni

Nuk ka lehtësim të masave në Maqedoni

17:35 - 09.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Komisioni për sëmundje infektive zhvilloi mbledhje ku u diskutua për mundësinë e lehtësimit të masave të mëparshme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.




Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive kanë vendosur t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të gjitha masat e miratuara deri tani të mbeten në fuqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Trendi i rasteve të reja me COVID-19 në dy ditët e ardhshme do të merret në konsideratë në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive që do të zhvillohet ditën e hënë, pas së cilës do t’i jepen Qeverisë rekomandime të reja për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë një distancë prej të paktën dy metra dhe të veshin pajisje mbrojtëse për një person në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se përshkruara.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.