Kryesore

Vrasin virusin/ Shpëlarësit e gojës na mbrojnë nga Covid-19

14:10 - 14.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpëlarësit e gojës kanë potencialin për të na mbrojtur kundër Covid-19, pasi vrasin virusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore.




Kështu thuhet në një studim të ri nga Universiteti i Kardifit, shkruan Daily Mail. Studimi i tyre është mbështetur nga shkencëtarë në Kanada, SHBA dhe Spanjë.

Koronaviruset i përkasin kategorisë së ‘viruseve të mbështjella’ që do të thotë se janë të mbështjellë nga një shtresë yndyrore, e cila është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën që mbështjell virusin, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt.

Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës.

OBSH ka thënë se nuk ka prova se shpëlarësi është i suksesshëm në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni i koronavirusit të ri./syri.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.