LIFE STYLE

6 gjëra që i bëjmë më mirë vetëm në këtë moshë

16:18 - 20.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga mësimi i gjuhës së huaj, te të qënit ekspertë të shahut, Bright Side ka treguar moshën që njeriu mund të bëjë disa gjëra më mirë.




7 vjeç: Të mësuarit e një gjuhe të huaj

Njerëzit që nisin të mësojnë një gjuhë të huaj para moshës 10-vjeçare kanë më shumë gjasa që ta flasin më rrjedhshëm dhe mosha ideale konsiderohet mosha 7-vjeçare. Me rritjen në moshë, truri i njeriut fillon edhe humbet aftësinë për të përvetësuar një gjuhë të huaj. Zakonisht gjuhët e huaja mund të mësohen më shpejt deri në moshën 17 ose 18-vjeçare.

23 vjeç: Të shijosh jetën

Studime kanë treguar se njerëzit janë më të prirur për të shijuar jetën në moshën 23-vjeçare. Nëse jeni mbi këtë moshë, mos u shqetësoni pasi keni edhe një mundësi të dytë – mosha 69 vjeç. Sigurisht që jetën duhet ta shijoni në çdo periudhë, por ta keni parasysh gjithsesi.

Thonë edhe që vajzat dhe gratë janë më tërheqëse në moshën 23-vjeçare, por ne refuzojmë ta besojmë këtë.

25 vjeç: Të stërviturit me më shumë efikasitet

Mosha e përkryer për t’u stërvitur (me pesha të rënda :P) është aty te të 25-at. Megjithatë forca e muskujve bie me ritme të ngadalta, ndaj mos u shqetësoni.

31 vjeç: Të qenurit ekspertë të shahut

Studime kanë treguar se aftësia për të qenë mjeshtër i lojës së shahut është në moshën 31-vjeçare. Shahu kërkon inteligjencë, por edhe intuitë.

32 vjeç: Të mbajturit mend fytyrat e njerëzve

Pas moshës 30-vjeçare, njerëzit bëhen edhe më të aftë për të mbajtur mend fytyrat e të tjerëve. Kjo gjë zor se do t’ju hyjë në punë, megjithëse nuk i dihet. Varet ç’punë keni.

42 vjeç: Të paturit më shumë të ardhura

Studime kanë treguar se burrat kanë më shumë të ardhura aty rreth moshës 48 ose 49-vjeçare.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.