Kryesore

Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës: S’më ke dhënë asnjë platformë, lëri apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika

15:36 - 22.05.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeminsitri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Meta se ia kishte dorëzuar platformën që në datën 8 prill, duke u shprehur se ajo platformë nuk i është dorëzuar asnjëherë.

Rama shprehet se është i gatshëm të ulet në çdo moment me Metën dhe opozitën, për të vazhduar Reformën në Drjetësi.

Gjithashtu Rama nuk lë pa thumbuar Presidentin, për të cilin thotë se duhet t’i lërë apelet për 20 burra natën dhe 11 pika ditën, ndërsa për opozitën shprehet se duhet t’i lërë sharjet fëminore.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.