KULTURË

Robert Budina nga Kukësi: Teatri, marshim gjigand në Tiranë

11:59 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjithë firmave të peticionit për të ndërtuar Teatrin, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ‘Aleanca’ do organizojë një marshim gjigand në Tiranë. Budina tha se marshimi do t’i tregojë Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Ashtu shtoi se tashmë duhet krijuar institucioni i rezistencës dhe duhet protestuar çdo ditë në shesh. “Sulmi kundër Teatrin Kombëtar duke qenë se u vodh prona publike, paratë e pronës, u gërrye ditën. Nuk është problem jonë, por edhe juaji. Se nesër do ju vijë t’ju marrë tokën dhe do thotë kushton vetëm 1 mijë lekë. Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupullt. A kemi kurajë ta shohim njëri- tjetrin në sy, Të krijojmë institucionin e rezistencës, çdo ditë protestë”, tha ai. Sipas tij, duhet ta shohim në sy të vërtetën. “Kemi ardhur të protestojmë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokmë, ne na dhemb demokracia. Ju e dini mirë se në komunizëm, keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës”, tha Budina, një ndër imazhet e “Aleancës për Teatrin” që u shemb natën ndërsa gdhinte 17 maji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.