Kronikë

Dogji shtëpinë e dhunoi bashkëshorten, pranga 51-vjeçarit në Fier, si gënjeu para mediave (Video)

16:44 - 29.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçarin të akuzuar se ia ka vënë zjarrin banesës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes 44-vjeçare.




Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aliosha Simaku, 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.Simaku, 44 vjeçe.

Por dje teksa mediat vendase kishin shkuar në banesën e fierakut për ‘t’i qarë hallin’ që i ishte djegur shtëpia, ai kishte deklaruar se shkak ishte bërë një shkëndijë elektrike dhe kërkonte ndihmë. Me sa duket pas hetimeve ka rezultuar ai përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.