Kronikë

Plagosja me armë zjarri në Peqin/ I plagosuri, dhëndri i një prej kapobandave të ‘97

21:48 - 29.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku i lënduar ka mbetur një 31-vjecar. Uniformat blu kanë identifikuar autorin me mbiemër Mezja.




Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.Mezja, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.”

Burimet pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.