BOTA

Itali/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e prostitucionit, arrestohen 7 persona

16:09 - 01.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka shkatërruar një grup prostitucioni që përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.




Karabinierët kanë  nisur të hetojnë rastin, pasi morën një  telefonatë , ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj, ndërsa bëhet me dije se prostitucioni ushtrohej në  një klub nate në  Brianza.

Forcat policore italiane arritën të arrestojnë  burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Leço dhe Alessandria, raportojnë  mediat fqinje.

Nga 7 të arrestuarit, 6 u lanë  në  burg, kurse 1 është  në  “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë  përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytë zuar seksualisht. Shumica e vajzave të  trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.