Kosova

Qeveria e Kosovës mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët, karantinim për udhëtarët

16:30 - 01.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa Shqipëria ka hapur kufijtë tokësorë me vendet fqinj, duket se Kosova nuk ka vepruar po njësoj.




Qytetarët të cilët kanë tentuar të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur një sërë kërkesash të cilat kanë shkaktuar radhë në pikën kufitare. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Ndërkohë, drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri siç raporton gazetarja jonë nga Morina është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin e koronavirusit dhe në të kundërt iu kërkohet karantinë një javore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.