Kryesore

Konfirmohen me COVID-19 dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit

10:12 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy prej punonjëseve të Kadastrës në Durrës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.




Lajmin e bëri me dije drejtori i ASHK-së Artur Çobani, i cili konfirmoi se nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.

Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, ku ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Nga burimet, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës, e nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.

Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.