Kryesore

Kërcënimi për futbollin italian: Futbollistët në skadencë mund të refuzojnë të luajnë

14:58 - 04.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi janë stabilizuar datat dhe oraret e rinisjes, ekziston ende një “kërcënim” mbi futbollin italian: futbollistët në skadencë kontrate. “Në këto momente një futbollist të cilit i skadon afati i qëndrimit në 30 qershor mund të largohet.




Federata duhet të ndërhyjë vetë në zgjatjen e kontratave, por deri tani ka pasur vetëm fjalë. Lojtarë si Kajehon në teori mund të refuzojnë të luajnë përtej skadencës së kontarateve përkatëse”, – ka thënë dje Xhuzepe Gali, presidenti i Shoqatës Italiane të Menaxherëve. Ky i fundit më tej shton:

“Secili nga lojtarët ka policën personale, ndaj duhet të bisedojë me kompaninë e sigurimeve”. Mbi rastet e Petanjës apo Rrahmanit, të blerë nga Napoli por ende te Spali e Verona: “Mund t’i bashohen skuadrës, por jo të zbresin në fushë. Së paku jo deri në përfundim të kampionatit 2019-’20”, – përfundoi Gali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.