Kryesore

“Tifozët e dinin që CR7 do të firmoste me Juven”, Modriç: Murinjo e bëri të qajë, Ronaldo për pak e mbyti me grushte

12:10 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Murinjo, pak sa për të ndryshuar… “Special One” është një nga shumë protagonistët e anekdotave të treguara nga Luka Modriç në biografinë e tij, “Në mënyrën time”, e cila sapo ka dalë në treg edhe në Itali. Aventura e Zhoze Murinjos në pankinën e Realit të Madridit nisi e tensionuar dhe fundi kuptohej se nuk do të kishte qenë aspak i lumtur, siç e konfirmon edhe fantazisti i “Galaktikëve”. Tensionet në dhomat e zhveshjes gjatë eksperiencës së portugezit kanë qenë të shumta, me Mesut Ozilin dhe Serxho Ramosin në krye, por edhe me Kristiano Ronaldon në 2013-ën. Dhe pikërisht në këtë vit, Luka Modriç tregon se CR7 kishte rrezikuar që ta mbyste me grushte Murinjon.




“Mbeta i habitur edhe unë nga reagimi i ashpër i Murinjos, – shkruan Modriç. – Po fitonim një ndeshje të vlefshme për Kupën e Spanjës me rezultatin 2-0, por Ronaldo nuk ndoqi në një aksion mbrojtësin kundërshtar, pas një rivënieje të topit me dorë nga vija anësore. Pashë Zhozenë shumë nervoz me Ronaldon dhe të dy nuk i kursyen fjalët në fushë ndaj njëri-tjetrit. Pasi u rikthyem në dhomat e zhveshjes, në fund të pjesës së parë, pashë Ronaldon e dëshpëruar, gati duke shpërthyer në lot, shkruan PanoramaSport.

Më tha: ‘Po bëj më të mirën time, kur ky vazhdon që të më kritikojë’. Pas kësaj fraze në dhomë hyn Murinjo dhe menjëherë nisi të drejtojë gishtin me tone të ashpra ndaj Kristianos, duke e plagosur keq portugezin dhe duke i vënë në dukje se nuk po merrte shumë përgjegjësi në lojë. Ronaldo, me lot, u nxeh aq shumë, sa nëse nuk do të kishte hyrë në mes një grup shokësh për të shmangur katastrofën, CR7 do ta kishte masakruar me grushte Zhozenë dhe mes tyre sherri do të kishte qenë i pashmangshëm”.

“Toti, idhulli im”

Në këtë libër, kroati tregon edhe pasionin e tij në rini për Milanin (“Skuadra në të cilën luajti legjenda e shtetit tonë, Zvonimir Boban”), admirimin për Ronaldo da Limën (“Kisha një palë palestrina me imazhin e tij”), por edhe respektimin dhe adhurimin e madh për Françesko Totin, të cilit nuk ia ka kursyer një pozë të shkrepur së bashku brenda faqeve të biografisë së tij: “Këtu jam së bashku me një prej idhujve të mi më të mëdhenj”, lexohet në libër.

“Penallti e shenjtë” – Një ndër episodet që nuk mund të mungonte ishte edhe sfida shumë e ndezur me Juventusin, në Champions, në prillin e vitit 2018, e cila përfundoi me polemikat për penalltinë e akorduar në sekondat finale për Realin e Madridit, pas një faulli të Benatias ndaj Vaskezit: “Kur është në mes Reali, është normale që protestat të jenë gjithmonë më të nxehta se normalja. Por, e vërteta është se ajo përplasje ishte një penallti e shenjtë, e kristaltë, ndonëse më erdhi shumë keq kur pashë Bufonin që të reagonte në një mënyrë aq të ashpër, jashtë karakterit të tij”.

“CR7? Tifozët e dinin”

Një tjetër kapitull interesant i kushtohet roveshatës spektakolare të Kristiano Ronaldos në “Allianz Stadium” kundër Juventusit, një gjest i mrekullueshëm në Torino, i shoqëruar më pas me duartrokitjet e sinqerta të tifozërisë bardhezi, e cila bëri CR7-ën të dashurohej menjëherë me juventinët.

“U shënoi një gol që i eliminonte dhe të gjithë u çuan në këmbë për ta duartrokitur. Por, kjo skenë ishte e shtyrë nga fakti se tifozët e Juves e dinin 3 muaj përpara që Kristiano Ronaldo do të firmoste për bardhezinjtë”, nënvizon Modriç, edhe pse kjo teori e kroatit duhet të konfirmohet…

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.