Kryesore

Duka: E gjithë Shqipëria me Napolin, veç Rama me Juven

14:20 - 19.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë për radion “Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për finalen e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit dhe ku nuk ka ngurruar të thumbojë kryeministrin Rama. Gjithashtu, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka ka sqaruar vendimet e fundit të KE-së rreth Kupave të Europës. “Dje kemi marrë vendime të rëndësishme për sa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Champions League dhe Europa League, si për datat e sfidave, ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet. E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura në Gjermani dhe në Portugali”,- theksoi fillimisht kreu i FSHF-së. Më pas, Duka u përqendrua te rikthimi i tifozëve në stadiume, një pikë që ai e ka mbështetur fort dhe për Kategorinë Superiore, por duket se pas fjalëve të Ceferin, presidenti i federatës duket se është bindur se nuk është ky momenti i duhur.




“Megjithatë, ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do ndryshojë situata e pandemisë dhe janë gjëra për të cilat nuk mund të vendoset tani. Nuk mund të pretendojmë që t’i mbushim stadiumet plot, është ende shumë herët, por nëse na jepet drita jeshile për të hapur dyert mund të synojmë të kemi 30% ose maksimumi 40% të kapacitetit të stadiumeve me tifozë”. Pastaj topi kalon te Napoli, skuadër që “Radio Kiss Kiss Napoli” e ka gjithnjë në plan të parë. Fillimisht çështja Champions League. “Barcelona-Napoli në fushë neutrale? Të gjitha ndeshjet e mbetura të Champions League do të luhen në Lisbonë, Guimaraesh dhe Oporto. Sigurisht, Barcelona dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’, ndërsa për ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale është vendosur për vendet se ku do të luhen ndeshjet”. Në fund dy fjalë dhe për triumfin napoletan në Kupën e Italisë, ku të mërkurën mposhtën Juventusin në finale pas goditjes së penalltive. Presidenti i FSHF-së deklaron se bëri tifozllëk për Napolin, pasi aty luan kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj. “Hysaj është i lumtur që fitoi Kupën e Italisë, e gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin me përjashtim të kryeministrit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.