Rajoni

“S’ka më teste apo vetëizolim”, Maqedonia e Veriut hap kufijtë më 26 qershor

17:32 - 23.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi rihapjen e kufijve më 26 qershor. Për hyrjen në këtë shtet mësohet se nuk do të ketë asnjë kusht, as test për koronavirusin dhe as vetoizolim 14-ditor, siç ishte deri më tani.




Qeveria lehtësoi po ashtu edhe masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut, si dhe ka miratuar protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, e lojërave të fatit me aprate.

Gjithashtu është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Deri më tani numri totali i viktimave në vend ka arritur në 251, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5311.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.