Kryesore

Rokadë në FSHF/ Ikën Nurishmi, ja kush do të jetë shefi i ri i garave

11:22 - 24.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionatet në Shqipëri tashmë kanë një tjetër drejtues. Në Federatën Shqiptare të Futbollit është miratuar një rokadë në sektorin e garave. “Panorama Sport” ka mësuar se Marjus Sulejmani është tashmë shefi i ri i garave pranë institucionit të futbollit në vend. Me rikthimin e futbollit në vend është bërë edhe kjo rokadë mes drejtuesve të sektorit që merret me organizimin e kampionateve në vend. Kësisoj, Lysien Nurishmi zbret nga ky post pas thuajse gjashtë vitesh.




ROKADA – Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi një ndryshim në strukturën e drejtimit dhe organizimit të garave. Në postin e shefit të këtij sektori në FSHF është vendosur Marjus Sulejmani.

Një emër shumë i njohur edhe për klubet dhe futbollistët në vendin tonë. Sulejmani prej vitesh është pjesë e këtij sektori në FSHF si dhe prej shumë kohës është punonjës në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke qenë pjesë e strukturës në sektorin e garave, Sulejmani ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha klubet thuajse të përditshëm si edhe është prej kohësh delegat në mbarëvajtjen e ndeshjeve si në kategoritë e ulëta edhe në Kategorinë Superiore. Me këtë rokadë, Lysjen Nurishmi pritet që të vendoset në krye të projektit të futbollit 5 x 5, të saponisur në FSHF. Nurishmi largohet nga posti i shefit të garave pas thuajse gjashtë vitesh, teksa është emëruar në dhjetor 2014. Mirëpo, me gjithë rëndësinë e këtij sektori për mbarëvajtjen e garave, për administratën e FSHF-së nuk duket aspak i tillë teksa vihet re një neglizhencë e theksuar në mosplotësimin e organigramës së FSHF-së. Për të mos thënë, një dëshirë për të fshehur gjithçka ndodh në administratën e institucionit të futbollit.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.