BLUETOOTH

Indrit Çullhaj: Jeta e një kampioni me 76 medalje

15:30 - 27.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sportisti 22-vjeçar nga Tirana, Indrit Cullhaj, ka bërë krenarë së pari veten, familjen dhe sigurisht të gjithë shqiptarët me çmimet dhe medaljet e shumta të fituara si xhudist. I ri, i pashëm, shumë punëtor e plot pasion dhe synime. Indriti është një nga ato personazhe që punon dhe nuk kërkon vëmendje, por vëmendja e do atë. Në këtë bisedë sportisti i njohur vjen në një rrëfim ndryshe mbi veten dhe sportin, që e ka shumë për zemër.




Ke pasur shumë suksese në xhudo, sa kampion e ndien veten?

Nuk ndihem kampion pa arritur ëndrrën time.

Kujt ia dedikon këto fitore?

Familjes sime kryesisht, nënës sime dhe krejt shqiptarëve kudo që janë.

Je me fat që mban mbiemrin Çullhaj, a ka pasur dikush nga familja jote më herët që është marrë me këtë sport?

Jam krenar që mbaj këtë mbiemër dhe do isha më krenar të përmendet në të gjithë botën. Dy vëllezërit janë marrë me xhudo dhe babai im është një simpatizant i thekur dhe një shtysë e madhe për sportin.

 

Ti je stërvitur nga trajnerë të njohur, je i kënaqur nga instruksionet e tyre, sepse meritë besoj është edhe e tyre që ti sot je një kampion?

Është më se e vërtetë, pa mësimet e trajnerit Driton Kuka nuk do isha këtu ku jam sot. Këtu kam arritur falë tij dhe trajnerit të Tiranës, që është vëllai im, Shkurt Çullhaj.

Çfarë të ka mbetur akoma në mendje nga çasti kur ke dëgjuar emrin tënd si kampion?

Është moment ku sapo del nga ndeshja dhe thua më në fund ia arrita, tashmë qetësohem dhe rregullohem.

Cili ishte çelësi i suksesit në këto ndeshje?

Çelësi është puna e palodhshme, që ushtrohem rreth 6 orë në ditë.

Më konkretisht, na trego diçka nga përballja në ring…

Kam pasur momente që nuk mundesha të luftoja, por fjalët, stërvitja e fortë, motivimi nga njerëzit e mi ka qenë që të mos dorëzohem, por të ec përpara.

Xhudo, boksi dhe kikboksi janë disiplina të ndryshme, por sa të ngjashme janë në të vërtetë?

Janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Xhudo është sport olimpik dhe është art marcial nga afër, kurse karateja, boksi dhe kikboksi janë nga distanca të largëta.

Mua xhudo më është dukur shumë më agresiv si sport dhe besoj se edhe dëmtimet janë më të mëdha. Si ia dilni ju që merreni me këto sporte?

Kam pasur dëmtime si krisje brinjësh, shpatulla etj., po të bësh sport elitar do të thotë të mos heqësh dorë kollaj, sepse nuk jemi si të gjithë njerëzit normal, ne jemi ndryshe, sepse nuk fitojmë veten tonë.

Sa ndeshje deri më tani ke realizuar, sa fitore e sa humbje, a mund të të quajmë si djali i fitoreve?

Kam gati 76 medalje të para ndërkombëtare e kombëtare dhe nuk mbaj mend sa jam ndeshur, pasi kam pasur ndeshje të shpeshta.

Jetën e shikon të lidhur me sportin e xhudos?

Pa xhudo do ishte një jetë boshe për mua.

Çfarë ka në planet afatshkurtra apo afatgjata Indriti?

Planet janë sekrete, shpresoj që kur të realizoj të shprehem më lehtë.

 

 

Si është Indriti në…

një fushë ringu?

I përqendruar dhe i patolerueshëm, por kurrë që të nënvlerësoj këdo kundërshtarë që më del para.

Po në shtrat?

Diçka shumë private.

Dush?

Si gjithë sportistët.

Një studio fotografike?

S’para i bëj të shpeshta, por të rralla, sepse këto foto janë për njerëzit që më adhurojnë.

Një klub nate?

Nuk dal në klube të natës, nuk më pëlqen.

Miqësitë e vjetra?

Kam shumë miqësi të gjerë brenda dhe jashtë vendit, por rrethin e besueshëm e kam të paktë.

Flirte?

Nuk filtroj shumë me femra, pasi kam botën e sportit për të ndjekur si fillim, femrat aty janë kemi kohë për gjitha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.