Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, Besim Zekthi

18:16 - 28.06.20 gsh

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.



Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.

Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet në art, folku në tërësi dhe vallja popullore në veçanti, dëshmojnë se janë maja të dimensionit tonë artistik dhe shpirtëror. Dhe vallja popullore në ecurinë e saj, në mëvetësimin e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi.

Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe ndërimeve, që kanë ndjekur për katër dekada. Ndonëse në kufinjtë e 71 viteve jetë, ai është ende ai burrë shtatlartë, i hijshëm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive. Tek ai arti në tërësi dhe vallja në veçanti, kanë skalitur tiparet e një personazhi që rrezaton. Gjithçka tek ai është përplot, megjithëse në rrëfenjën për jetën dhe veprimtarinë e tij në art, nuk ka gjasa të japë dorëheqje. Madje ai nuk nguroi të nxirrte dhe një sekret profesional. Bëhet fjalë në lidhje me ambicjet e tij artistike, një aktivitet që do të bëjë në vitin 2008, ku kryesisht do të dominojnë krijimtaritë e tija koreografike, natyrisht pa lënë jashtë skenës vallet që bënë epokë, ekzekutimi i të cilave i dha atij nderime dhe vlerësime në të gjithë botën.

Ai nuk hezitoi të na bënte me dije dhe për pagëzimin që i ka vënë paraprakisht këtij promocioni folk, “Shqipja më dha krahë”. Nuk e e fsheh, se kanë qënë “Vallja e shqipes”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, etj, të cilat e kanë bërë atë kaq të famshëm, kaq popullor dhe identitetin tonë kulturor një trofe në skenat prestigjiozë të folkut. Ndjenjat e kombit tonë janë jashtëzakonisht të prekshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE