AKTUALITET

Akuzat kundër Thaçit/ Lubonja: Në Kosovë ka pasur akuzime për vrasje pas lufte. Milo: Prokurori ka bërë veprim politik

22:19 - 29.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, gazetarë, analistë dhe historianë kanë debatuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit për krime lufte nga Specialja.




Analisti Fatos Lubonja u shpreh se në Kosovë ka pasur që herët akuza për vrasje pas luftës. Ndërsa, historiani Paskal Milo tha se akuzat e ngritura nga prokurori dukeshin se kanë edhe veprim politik.

Fatos Lubonja: Kryeministri ynë del e thotë ky është një turp i drejtësisë. Si flet pa e thënë i pari fjalën prokurori e gjykata.

Ismail Tasholli: Ju jeni edhe vetë viktimë e padrejtësisë. Ekspertët thonë se qasja e prokurorit është politike. Nuk mund të na thotë ne prokurori se çfarë bën shoqëria e Kosovës. Ishin në Hagë Ramush Haradinaj, ishte Fatmir Limaj, kaluan në 3-4 stade dhe u kthyen të pafajshëm. Kush i bie të jetë fajtor?

Fatos Lubonja: A ka pasur akuza për vrasje politike në Kosovë po apo ajo? Pas luftës…

Ismail Tasholli: Po ka pasur. Por duhet ta dimë se kush e ka bërë krimin. Nuk mundet të thotë interpretime ideologjike prokurori.

Fatos Lubonja: Unë them se prokurori mund të ketë dalë edhe për drejtësinë. Ai ka thënë madje ka dalë për drejtësinë.

Paskal Milo: Nuk mundet që prokurori të thotë gjëra politike. Drejtësia duhet të veprojë në bazë të ligjit. Këtu ka bërë një akt politik. Ka muaj që qarkullonte si ide, ndërsa tani doli akuza.

Fatos Lubonja: Prokurori është mbi politikën, është pushtet i pavarur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.