BOTA

E rëndë në Itali/ Përplaset nga dy mjete, ndërron jetë nëna e tre fëmijëve, makina ndahet më dysh

20:13 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vignola në Itali, ku një një 47-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.




Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeçe me origjinë shqiptare.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e Cakës ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

Ajo u dërgua në spital, por mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. Mediat italiane shkruajnë se 47-vjeçarja la pas tre fëmijë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.