AKTUALITET

Koronavirus mbyll Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës, kaos për hetimin e rasteve të dyshuara

10:34 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

3 punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet me dije se ky institucion tashmë është mbyllur. Ditën e sotme këta të fundit ka marrë vetëm disa tamponë te Shtëpia e Fëmijës dhe më pas janë është larguar për në banesat e tyre. I fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët.




Sakaq mësohet se stafi i këtij institucioni të rëndësishëm sidomos në këtë situatë epidemie, është karantinuar. Nuk dihet ende se si, dhe kush, do të vazhdojë gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara për koronavirus në këtë qytet.

Institucionet e shëndetit ende nuk kanë nxjerrë një njoftim zyrtar se si do të vazhdohet puna në qytetin e Durrësit, në të cilin rastet e reja të infeksionit raportohen çdo ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.