KULTURË

Tentativë grabitjeje në kishën e Shën Premtes, dëmtim i dhimbshëm në Mokër

18:00 - 30.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar atë që e quan gjurmë të një tentative grabitjeje mbi një afresk të bukur në kishën e Shën e Premtes në Potkozhan të Mokrës. Sipas Forumit, ravijëzimet përreth shenjtorit tregojnë pikërisht këtë dëm. Përmes një postimi në faqen e vet, Forumi sjell imazhet e kishës. “Gjurmët e një tentative grabitjeje mbi një afresk të bukur në kishën e Shën e Premtes në Potkozhan të Mokrës. Pasi grabitësit nuk kanë mundur të shkëpusin bustin e shenjtorit, ata përsëri kanë tentuar duke bërë një prerje më të vogël për të hequr nga pareti së paku kokën e imazhit në fjalë, por pas një dëmtimi të dhimbshëm, nuk ia kanë dalë gjithsesi. Shembulli i fundit i vjedhjes se afreskeve ka qenë ai në Shpat të Malësisë së Elbasanit disa vjet më parë”, shkruhet në postim. Në kishën e Shën Premte në fshatin Potkozhan në Mokër vazhdon të shërbehet, por aty afresket janë në një gjendje të mjerueshme, thotë Forumi. Emblematike sipas tij është Shën Mëria Platitera, domethënë Lutëse, që duket sikur lutet për shpëtim me gjoksin e rrënuar. “Cilësia e afreskeve është e jashtëzakonshme, por prej vitesh nuk ka asnjë kujdes dhe e vetmja përpjekje për t’i mbrojtur është bërë nga vetë prifti, që më tepër e ka llangosur afreskun. Nga jashtë duket si një ndërtesë e thjeshtë, tipike për kishat e shek. XVIII, kur pushteti osman ndalonte ndërtimet kristiane monumentale. Nga brenda është një galeri arti dhe përqark ka një numër të konsiderueshëm kryqesh të zbukuruara dhe me mbishkrime. Është një ishull qytetërimi i dënuar të zhduket, për shkak të injorancës, indiferencës dhe arrogancës që karakterizon ata që paguhen nga taksat tona për trashëgiminë kulturore”, përfundojnë postimet e forumit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.