AKTUALITET

Statistikat/ Pyetësori në Durrës zbulon frikën dhe mungesën e infrastrukturës për biçikletat

11:11 - 01.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe aksidentet ku përfshihen përdoruesit e biçikletës në Durrës janë shtuarndjeshëm. Shumë  përdorues të biçikletës janë aksidentuar , ku disa prej tyre kanë humbur dhe jetën. Viktima e fundit ishte 49-vjeçari me iniciale B.K.




Qytetarët në Durrës shprehen që mungesa e korsive është faktori kryesor që sjell këto lloj aksidentesh me pasojë vdekjen.Afërsisht 40% e të anketuarve mendojnë se Bashkia Durrës nuk ka investuar aspak në infrastrukturën e bicikletave (korsi , vendparkime) , dhe 23% mendojnë se ka investuar pak.

Nuk kemi korsi biçikletash , asgjë prej gjëje. Ku pretendon  bashkia të kaloj unë? Duhet të ndërtohen sepse ne rrezikojmëjetën sa herë që dalim ?’- shprehet e irrituar 20 vjeçarja Armelda Methasani.

Por ky nuk është i vetmi faktor që tregon se qytetarët në Durrëse kanë të nevojshëm ndërtimin e korsive të biçikletave.Nëpërmjet një pyetësori të zhvilluar nga ‘Bicycle Durrës’ në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, që mbështetet nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, një grupim qytetarësh qëjanë përdorues e dashamirës të biçikletës , në bashkëpunim dhe me disa arkitektë e urbanistë ekspertë. Ata shprehen se qëllimi i këtij pyetësori ishte për të shërbyer për nxjerrjen e  problematikave të qytetit e si rrjedhojë ekspertët të mendojnëdhe zgjidhjen.

Nga pyetësori i cili pati një pjesëmarrje të konsiderueshme ku raporti gjinor i të anketuarve është i barabartë , 50% me 50% ,nga ku afërsisht 60% kanë një arsim të mesëm , dhe 35% të lartë universitarë , përdoruesit e biçikletës dhe jo vetëm shprehen seqyteti i Durrësit është jo miqësor me biçikletat. 40% mendon seqyteti i Durrësit është pak miqësor me përdoruesit e biçikletave , dhe 21% shprehet se mjaftueshëm.

E  si rrjedhojë frika për të lëvizur me biçikletë është shumë e lartë.

Vetëm gjatë muajit maj-qershor janë aksidentuar dhjetëra persona , ku një person ka humbur jetën e të tjerë kanë përfunduar në spital. E kjo shprehet dhe në pyetësor ku qytetarët janë përgjigjur rreth sigurisë në rrugë , ku 45% prej tyre ndjihet shumë e rrezikuar , dhe 38% pak të rrezikuar. Ndërkohë 55% pranojnë që kapasur një experiencë të keqe e cila ka përfunduar me lëndim.

Përveç frikës, qytetarët shprehen se infrastruktura është ajo çfarëi pengon që të dalin me biçikletë. Nga të anketuarit , afërsisht 60% mendojnë se ajo cka e pengon rritjen e përdoruesve tëbiçikletës në Durrës është infrastruktura e nevojshme, 12% dëshira , 10% mentaliteti , dhe 13% politikat urbane të transportit.

‘Infrastruktura është problem në qytetin e Durrësit, nuk ke siguri kur të dalësh në rrugë, unë personalisht kam frikë, pavarësisht që vendos të gjitha mjetet mbrojtëse e jam shumë i kujdesshëm lëviz tërë kohën me frikën se mund të më ndodhë një aksident shprehet 32 –vjeçari Ogert Keçi.

Gjjithashtu, nga 444 anketuar, mbi 60% shprehen se në familjen e tyre kanë të paktën 2 përdorues të biçikletës, dhe 90% është shprehur se mund ta përballojë koston e një biçiklete. Qytetarët e Durrësit shprehen që përveçse një kosto shumë të ulët që na sjell përdorimi i biçikletës , na sjell dhe të mira si individ , në shoqëri , si dhe në shëndet. Nga pyetësori rezultoi se 40% e të anketuarve mendon se përfitimi më i madh në përdorimin e biçikletës është në dobi të mjedisit dhe uljes së ndotjes , dhe vetem 20% në dobi të aktivitetit fizik.

Pyetësori jep një rezultat , ku në masën 81% nga të anketuarit mendojnë se Bashkia, apo qeveria duhet të investojnë në pista , korsi , dhe 10% në parkime dhe pjesa tjetër e të anketuarvemendojnë se duhet investuar në sinjalistikë.

Ky pyetësor i ndërtuar nga ekspertë dhe nga grupimi ‘Bicycle Durrës’, aksidentet, vdekjet janë tregues të qartë që bashkia Durrës duhet të fillojë ti marrë konsideratë shqetësimet e qytetarëve të saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.