Kryesore

Presidenti i UEFA-s jep lajmin e mirë: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen me tifozë

14:00 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s ka bërë të ditur një vendim sa i përket tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës duhet të merret deri në datën 10 korrik.




Të dyja kompeticionet do ta vazhdojnë formatin njëra në Portugali tjetra në Gjermani, me ndeshjet që do luhen pa tifozë.

Sidoqoftë sipas Ceferin kjo mund të ndryshojë. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Portugali dhe Gjermani, dhe të enjten unë kam folur personalisht edhe me kryeministrin e Portugalisë”, tha për “EFE” Ceferin.

“Ne do ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi deri në datën 10 korrik. Ne duam që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk dimë sesa mund t’ju sigurojmë sigurinë e shëndetit atyre”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.