BOTA

Të shtëna me armë në një qendër tregtare, mbetet i vrarë një 8-vjeçar

14:46 - 04.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë vetëm 8 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Alabama, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe gjendja e tyre për jetën është kritike.




Mediat e huaja raportojnë se i mituri  humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Qendra tregtare në periferi të Huver dhe më parë ka qenë objekt i incidenteve të tilla në 2018-ën kur një agjent policie vrau një afro-amerikan të cilin e kishte ngatërruar me një hajdut.

Autoritetet shpjeguan për mediat se nuk e dinin se sa persona ishin të përfshirë në të shtënat me armë, duke shtuar se për momentin nuk ka të arrestuar.

Një nga nëpunëset e qendrës tregtare u shpreh për mediat se kishte dëgjuar të paktën shtatë të shtëna të cilat vinin nga drejtime të ndryshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.