AKTUALITET

Situatë e rëndë tek Infektivi/ Manastirliu: Tre prej të intubuarve janë në moshë të re

14:49 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ishte 6 numri i të intubuarve tek Infektivi. Ndërkaq ministrja Manastirliu ka bërë me dije nga Kuvendi se tre prej të intubuarve janë në moshë të re. “Ka një moment dhe unë e them që nuk jemi vonë për të reflektuar.




Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në një normalitet të ri.Qeveria shqiptare po punon për kushtet e spitaleve. Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave të reja 45-46-49-vjeç. Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”, tha Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.