Kosova

Pas ‘ultimatumeve’, nesër rifillon zyrtarisht nga Brukseli dialogu Kosovë- Serbi, Hoti dhe Vuçiç sërish përballë virtualisht

19:59 - 11.07.20 gsh

Ditën e nesërme rifillon zyrtarisht dialogu Kosovë- Serbi, dhe duket se do të ketë nderin Brukseli që ta udhëheqë.



Vuçiç dhe Hoti do të jenë sërish në takim online përmes video- konferencës.  Ky është takimi i parë i nivelit të lartë prej 2018 kur prej taksës 100% për mallrat serbe të vendosur nga ish- kryeministri Haradinaj, nuk pati më asnjë takim tjetër.

Por jo vetëm kaq takimi i nesërm do të pasohet nga një tjetër më 16 korrik para Samitit të Brukselit.

Por ditën e djeshme pati sërish një takim online mes Vuçic dhe Hotit nën praninë e Merkel dhe Macron. Ajo që ra në sy ishte se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ishte mëse i prerë për ato që kërkonte, njohje reciproke dhe marrëveshje paqeje, detyrim i BE që Kosova të njihej si shtet nga çdo vend i unionit, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtarë, si dhe drejtësia për viktimat e rëna në luftën ndaj Serbisë.

Vuçiç këto i konsideroi ultimatume që nuk mund t’i plotësojë por më tej shtriu dorën për normalizim të marrëdhënieve por jo për ato që kërkon Hoti.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik. Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”.- thuhet në axhendën e publikuar nga EEAS.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE