POLITIKË

Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

14:51 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë ai vetë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan se edhe pse është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin.




Ndër të tjera, Tahiri shkruan se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

Postimi:

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.