KULTURË

QKLL HAP FONDIN PËR SHKRIMTARËT E RINJ

12:02 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorët e rinj tashmë do të kenë mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kjo e fundit ka bërë publike sot një fond, i cili kërkon të mbështesë shkrimtarët e rinj, përmes një aplikimi të bërë publik në faqen zyrtare të QKLL-s. Politikat ndaj të rinjve do të jenë në fokus të punës së QKLL-së një institucion, i cili ka vetëm disa muaj që ka marrë jetë. Në shkurt të këtij viti, Drejtorja e QKLL-së Alda Bardhyli e nisi punën e saj me një takim me përfaqësues të të rinjve, duke thënë se ata do të jenë një zë i rëndësishëm në punën e saj në krye të këtij institucioni. I pranishëm në këtë takim shkrimtari Ylljet Aliçka evidentoi se është shumë e rëndësishme prezantimi i të rinjve në mozaikun letrar evropian ose më gjerë. Përmes një sërë bashkëpunimesh ndërkombëtare, QKLL do t’iu japë mundësi autorëve të rinj të jenë pjesëmarrës në Festivale të ndryshme europiane, por dhe rezidenca letrare, të cilat do t’i ndihmojnë për të zhvilluar më tej letërsinë e tyre. Ndërsa në tetor të këtij viti Shqipëria pritet të organizojë një aktivitet të përmasave ndërkombëtare me në fokus letërsinë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.