BLUETOOTH

Pashkët Ortodokse, traditat, simbolet e kuptimi

07:50 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me një përhapje të gjerë në Ballkan, Lindja e Mesme dhe vendet ish-sovjetike, sot festohen Pashkët Ortodokse, pra ringjallja e Jezus Krishtit.
Ortodoksët, një nga tre grupet doktrinore të krishterimit, ndjekin kalendarin Julian, i cili ndryshon deri në 13 ditë nga kalendari Gregorian që ndjekin katolikët.




Por nga vjen origjina e këtyre Pashkëve?
Emri vjen nga greqishtja “Pascha”( lexohet: Pas’ha), e cila kjo e fundit e ka prejardhjen nga termi “Pesach”, që përkujton çlirimin e izraelitëve nga skllavëria në Egjipt.
Në traditën e krishterë, ringjallja e Jezusit, lidhet simbolikisht me Pashkën. Po ashtu besohet që Darka e Fundit, të ketë qenë një vakt Pashkë.
Përse kalendari Julian e jo Gregorian?
Duhet kuptuar se ekzistojnë dy kalendarë për shkak të llogaritjes së gabuar të astronomisë.
Kalendari Julian u krijua nga vetë Jul Cezari në vitin 45 p.e.s., i cili bazohet në rrotullimet e Tokës rreth Diellit.
Zakonisht Pashkët Ortodokse zhvillohen midis 4 prillit dhe 8 majit, pas hënës së parë të plotë të ekuinoksit të muajt mars.
Në vitin 325, u mblodh nga Konstandini I, Këshilli i Nikes, që vendosi se Pashka do të mbahej të dielën e parë pas hënës së plotë që ndodh pas ekuinoksit të pranverës.
Por në 1582, Papa Gregori XIII, krijoi kalendarin Gregorian, për të korrigjuar pasaktësitë e atij Julian. Kalendari i ri shtoi vitet e brishtë për të korrigjuar një llogaritje të gabuar 11-minutëshe, që bëri stinët të mos sinkronizoheshin me kalendarin, duke e shtyrë kështu Pashkën larg ekuinoksit pranveror. Sipas kalendarit Gregorian, kishat vendosën që Pashka të mbahej të dielën e parë pas hënës së plotë që ndodh në ose pas ekuinoksit pranveror.

Cilat janë simbolet dhe traditat ortodokse të Pashkëve?
Duke nisur nga vezët e lyera e deri tek lepuri, Pashkët Ortodokse kanë simbole të ndryshme të cilat përdoren si tradita për të festuar.
1.Në listë kryeson lyerja e vezëve të ziera me ngjyrë të kuqe, për të simbolizuar gjakun e derdhur të Krishtit, për të shpëtuar njerëzimin. Ato shpesh këmbehen mes familjarëve dhe miqve në shenjë dashurie.
2.Në Vigjilje të Pashkëve, ndizen qirinj, të cilësuar si “Drita e Botës”, me funksion mposhtjen e errësirës dhe mëkatit. Qirinjtë shpesh janë të zbukuruar me kryqin, shkronjat greke Alfa dhe Omega për të simbolizuar natyrën e përjetshme të Krishtit (Alfa dhe Omega janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek), si dhe me numrat e vitit aktual. Vitet e fundit qirinjtë janë dizejnuar dhe me lule, nusepashkë, apo me personazhe vizatimorë të preferuar për të vegjlit besimtarë.
3. Buka dhe vera, janë dy produkte që u ndanë në Darkën e Fundit. Në vetvete ato simbolizojnë unitetin e besimtarëve me Krishtin dhe me njëri tjetrin, ndaj dhe shpërndahen nga kishat.
4. Qengji i cili piqet ditën e diel, përfaqëson figurën e Jezus Krisht. Ky I fundit u kryqëzua për të larë mëkatet e njerëzisë, ndaj dhe bëhet flijimi i qengjit, që të pranohen faljet ndaj gabimëve.
5. Ikonat e Ringjalljes paraqesin imazhe si Jezusi duke dalë ‘triumfues’ nga varri, apo i rrethuar nga engjëjt. Ato shërbejnë për të kujtuar se Krishti e mposhti vdekjen për të ofruar jetën e përjetshme për ata që besojnë tek Ai.
6. Lepuri, përfaqëson fertilitetin si dhe sjelljen e lumturisë tek fëmijët.

 

Gazeta Shqiptare uron të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.