Kryesore

Rama reagon për ndryshimin e Kushtetutës: Marrëveshjen do e zbatojmë në çdo pikë, kjo nuk do të thotë..

18:46 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas qëndrimeve të opozitës së bashkuar dhe Presidentit të Republikës për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.




Në një përgjigje për ‘opozitën jashtëparlamentare dhe atë presidenciale’ Rama i kujton jashtëparlamentares se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë. Rama thekson se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë.

Reagimi i plotë:

Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.