Kryesore

Deklarata e Sorecës për marrëveshjen e 5 qershorit, Rama: Ndërkombëtarët kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë

14:21 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, numri një i Qeverisë, ka komentuar deklaratën e fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit.




“Shqipëria është shtet dhe shteti shqiptar ka detyrim t’i provojë BE se është në gjendje të përmbushë standardet dhe kriteret për të qënë anëtar i BE, konkretisht. Marrëveshja një nga instrumentat për ta realizuar reformën zgjedhore që është kushti që përmend ambasadori. Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo ata jashtë parlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.

E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë se mos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.

Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.

Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të Mic sokolit, ate t’ja lënë të shkuarës”,- tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.