BOTA

Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme vënien e maskës

13:48 - 16.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Francës, Jean Castez, tha se nga java e ardhshme, vënia e maskave në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.




Një ditë më herët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ky detyrim do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Por, Castex i tha të enjten Senatit francez se afati është zhvendosur përpara, pas sugjerimeve se gushti mund të jetë vonë.

Në rajonin veriperëndimor të Farncës, Majene, urdhri hyn në fuqi prej sot, për shkak të shqetësimeve për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, në Francë, veshja e maskës ka qenë e obligueshme në transport publik dhe aty ku distanca fizike ka qenë e pamundur.

Franca është në mesin e vendeve më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Mbi 210,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa mbi 30,000 kanë vdekur.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 7.5 milionë janë shëruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.