Kryesore

Rama-Murrizit: Marrëveshjen duhet ta votoni, ndryshe hidhet në erë e gjitha! Nuk kam si të bëj këtu rolin e Lulit…

13:41 - 16.07.20 Gazeta Shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke i kthyer përgjigje Myslim Murrizit, u shpreh PS do e mbrojë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe për këtë ftoi edhe opozitën parlamentare për të votuar.



“Marrëveshjen e 5 qershorit PS do ta mbrojë jo vetëm me votë, por edhe me këmbëngulje edhe me komunikim me të gjithë ju për t’ju bindur se duhet ta votoni. Nuk kam si të bëj këtu rolin e Lulit që do ishte roli i budallait kur flet për kërcënimet që i sjellin zgjedhjeve sidomos kur do hapim edhe listat. Nuk e them dot se nuk ke të drejtë. Kam qenë i bindur se duheshin zhbërë dhe adresimin duhet t’ja besonim njerëzve që vijnë nga marrëdhënie institucionale me shtetin.
Kur Hamas dhe Fatah dy forca kundërshtare në Palestinë në kohën e konfliktit bënin zgjedhje dhe ia kishin lënë në dorë mësueve t’i administronin është e pamundur që Shqipëria mos ia besojë mësuesve apo nëpunësve atë detyrë dhe është e pamundur që partitë të konsiderojnë që këta njerëz janë aq budallenj sa të shkojnë në burg për hir të njërit apo tjetrit. Ti je dëshmi s’ti ka vjedhur votat PS por partia jote.

Ata që janë jashtë sot i kanë bërë këto gjëra kur ishin në pushtet dhe i frikën se kujtojnë se jemi si ata nuk them se jemi engjëj se nuk ka patur parregullsi apo shitblerje votash por në asnjë rast këto fenomene që kanë shoqëruar procesin nuk kanë qenë sic nuk janë vendimtare për rezultatin. Duhet të diskutojmë si do të garantojmë që edhe marrëveshja të qëndrojë dhe procesi të jetë sa më transparent. Numërimi sot me subjekte politike është një histori që zgjat”, – u shpreh Rama.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE