Kryesore

Legjenda e Barcelonës infektohet me koronavirus, ja si është gjendja e tij

15:10 - 25.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xavi Hernandez, legjenda e kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.




Lajmi është konfirmuar vetë nga spanjolli, aktualisht trajner i Al Sadd në Katar.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë në Instagram.

Ish-mesfushori ka qenë një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.