Shëndet

Ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës me gjethet e manaferrës

11:15 - 27.07.20 Gazeta Shqiptare

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetësore. Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera, duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.



Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme. Të dhënat e ekspertëve të “AgroWeb.org” tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera. Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza. Fibra dhe magnezi te manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë. Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave. Ky çaj përmban minerale të dobishme, siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët e “AgroWeb.org” konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali, por edhe të kaliumit. Kalciumi te manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave. Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë. Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave. Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit. Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë, të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash. Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë. Ziejini në 100 ml ujë. Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE