Kryesore

5 mënyra për të ndihmuar njerëzit që djersijnë shumë

16:00 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa nga ne kanë më shumë vapë se të tjerët, gjë që i bëjnë të djersijën edhe më shumë: por, sa më shumë të djersish, aq më mirë është për shëndetin. Kjo është e vërtetë. Trupi ynë reagon në mënyra të ndryshme dhe këtu nuk ka asgjë jonormale, veҫanërisht nëse është shumë nxehtë jashtë. Por po ashtu, në e dimë që djersitja është e sikletshme, sidomos për rrobat, por edhe për lëkurën.




Kështu, si mund t’i ndihmojnë njerëzit që djersijnë shumë dhe në ҫdo kohë? Ja 5 mënyra për t’u ndier më të freskët.

Përdor antidjersë

Shumë prej nesh e përdorin antidjersën në mëngjes pasi bëjnë dush dhe para se të dalin në diell. Por Dr. Debra Jaliman, dermatologe këshillon që koha më e mirë për të përdorur antidjersën është natën, kur lëkura është e thatë. Rezultati i mbrojtjes mund të shkojë deri në 24 orë.

Shmang ushqimet djegëse

Mund ta pëlqesh shijen e tyre, por gjithҫka që ha në të vërtetë ndikon edhe në trup. “Duke eliminuar ushqimet djegëse, veҫanërisht hudhrën, specat, brokolin dhe lakrat, që përbajnë sulfur, mund të ngadalëshosh ritmin e djersitjes” – thotë dermatologu Dr. Sonam Yadav.

Vish rroba të lehta

Disa materiale, duke përfshirë pambukun, e mbajnë lëkurën më të freskët se veshjet e tjera sintetike apo nailoni. Nëse gjatë stinës së verës djersin më shumë, veshjet e pambukur janë ato që duhet të zgjedhësh gjithmonë për të pasur lëkurë më të thatë. Edhe në netët më të nxehta.

Vizito doktorin

Nëse e sheh vërtet problematike situatën, atëherë drejtoju mjekut për të marrë këshillat e duhura. Ndonjëherë lëkura dhe trupi reagojnë në mënyra të ndryshme, ndaj këshillohet që të bësh kujdes.
Botox-i

Botox është zgjidhja e fundit që jo vetëm eliminon rrudhat, por është edhe një ushtrim që eliminon djerën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.